Surprise Me!

5 dite pas permbytjeve/Banoret ne Valias: Jemi penduar qe erdhem nga veriu ne Tirane

2018-05-09 0 Dailymotion

Edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga përmbytja, uji nuk është larguar ende nga banesat në Valias.

Duke shfrytëzuar rrezet e pakta të diellit që dolën sot, shumë banorë, kishin nxjerrë të thanin ato çka mundën të shpëtonin nga vërshimi i ujit. Tek të gjitha shtëpitë në rrugën "NATO", duken ende shenjat e ujit në mure. Në disa prej tyre niveli arriti deri në 1 metër e gjysmë.

Banorët thonë se dëmet që ka lënë pas përmbytja janë shumë të mëdha.

"Asnjë sens nuk na ka ngelur, përveç njerëzve të gjallë".

Të ardhur nga zonat e thella të veriut për një jetë më të mirë në kryeqytet shumë banorë, janë penduar për zgjedhjet që kanë bërë.

"Ta dija nuk kisha ardhur kurrë këtu"

Pak më tej, në rrugën kryesore, siç ndodh gjithmonë në Shqipëri pas përmbytjes, ka nisur pastrimi i kanaleve kulluese. Banorët na tregojnë se ky kanal ka mbi 20 vite që nuk është pastruar.

Buy Now on CodeCanyon