Pas 3 ditësh nën ujë fshati Darëzezë në Fier po bën bilancin e pasojave.

Vjosa është tërhequr brenda shtratit të tij normal. Niveli i saj është 6 metra, dhe nuk përbën rrezik për përmbytje. Uji ka dalë nga shtëpitë dhe në rrugët e fshatit ka mbetur vetëm baltë dhe llum.

Edhe një urë e shembur bëri që qindra familje të mos lidhen me zonat e tjera. Ajo u rindërtua nga forcat e ushtrisë.

Bashkia ka nisur të shpërndajë ujë të pijshëm për banorët.

Në mbrëmje policia evakuoi një familje prej 9 anëtarësh të bllokuar nga uji dhe që kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Burime nga Shtabi i Emergjencës thanë se uji është larguar edhe nga tokat bujqësore. Sipas bilancit paraprak, në të gjithë vendin janë 598 familje të evakuuara dhe 4 mijë e 793 banesa e familje të dëmtuara. Po ashtu janë dëmtuar 65 ura, ndërsa 10 mijë e 600 hektarë tokë është e përmbytur. Të hënën mësimi ka rifilluar në të gjithë vendin me përjashtim të 15 shkollave në zonat e përmbytura. Po ashtu mësohet se nga Mali i Zi kanë mbërritur ndihmat e para për zonat e prekura nga përmbytjet.