Shtatë mjekë të urgjencës qendrorë të Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? kanë dhënë dorëheqjen. Shkak për këtë vendim janë bërë kushtet në të cilat mjekeve u duhet të punojnë në këtë repart.

Kushtet e punës për stafin mjekësor nuk plotësohen bazuar në kontratën Punëdhënës ? Punëmarrës, thuhet në këtë shkrese që i është dërguar drejtorit të përgjithshëm të QSUT ?së, Enkelejd Joti.

Me të është vënë në dijeni edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministri Rama dhe presidenti Meta.

Mbingarkesa më të sëmurë të shtruar që qëndrojnë mbi 48 orë në urgjencë për mungesë vendesh në pavionet e tjera në kundërshtim me urdhrin e drejtorisë.

Moszbatimi i urdhrave të tjerë të nxjerrë nga drejtoria nga shërbimet e tjera që reflektojnë në mbingarkesën e urgjencës, janë disa arsye të tjera që kanë detyruar mjeket të ndërmarrin bashkërisht këtë veprim të paprecendentë.

Urgjenca mësohet se vepron në të tilla kushte prej kohesh.

Menjëherë pas publikimit te shkresës së dorëheqjes, drejtori Enkelejd Joti ka thirrur në një takim mjeket, të cilët mësohet se i kanë rikonfirmuar të njëjtin qëndrim: ata tërhiqen nga pozicioni i punës duke respektuar paralajmërimin sipas Kodit te Punës, me 30 dite përpara.

Kjo situate vjen në një kohe kur në QSUT sapo është konfirmuar me konkurs drejtori Joti, i cili e drejton këtë qendër prej më shumë së 1 viti.