Surprise Me!

“Ndertimi i hidrocentralit te Kalivacit do te ulte permbytjet”

2018-05-09 1 Dailymotion

Nëse projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë, e më konkretisht Kalivaçi, sot do të kishin përfunduar, një pjesë e mirë e shtëpive dhe tokave bujqësore në Fier dhe Vlorë nuk do të ishin përmbytur.

Luigj Pjetri, ish-Drejtor i KESH dhe mjeshtër i madh i punës në energjitikë, thotë në një intervistë për Televizionin Klan, se ngritja e digave në këtë lumë, do të ulte intensitetin e lumit dhe një pjesë e prurjeve do të shkarkoheshin në rezervuarët e hidrocentraleve.

"Edhe në Vjosë ndërtimi i këtyre digave do të mbanin një sasi, do ta zbusnin, do ta spostonin orën e përmbytjes, ose orën e prurjeve të mëdha."

Luigj Pjetri sqaron se për të njëjtat arsye këtë herë rezervuari i Fierzës përballoi shkarkimet e lumit Drin pa sjellë përmbytje për zonën e Nënshkodrës.

"Gjithë uji që vinte nga Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, u mbajt në Fierzë. Pra nuk u mbyll Fierza, pra nuk ekzistoi Drini. Të mos ishte rezerva në Fierzë, të mos ishte menaxhuar në mënyrë të tillë, që të shkonte në rreth 3 mijë metër kub shkarkimi në Vaun e Dejës, do të kishim patur një situatë emergjente dhe shumë të rëndë."

Për Vjosën, Inxhinier Pjetri thotë se bashkë me ndërtimin e HEC-eve, duhet të ndërtohen edhe argjinaturat, ndërsa pjesa e banorëve që përmbyten rregullisht duhet të zhvendosen.

"Ndërtimi i argjinaturave në ato vende ku janë më problematike, duhet të bëhet një studim i mirëfilltë, nga strukturat përkatëse, për shtëpitë e ndërtuara në zonat e përmbytura. Zonat që ka qenë e ndaluar kohë më parë për të bërë ndërtime."

Shqipëria ka çdo vit 40 miliardë metër kub ujë, i cili shpjegon Z. Pjetri, nëse shfytëzohet si duhet, sjell përfitime ekonomike dhe jo përmbytje.

Buy Now on CodeCanyon