Surprise Me!

Report TV - Ende njerëz të bllokuar në theth, mungon energjia

2018-05-09 0 Dailymotion

Pavarësisht ndërhyrjes së bashkisë Shkodër, rruga Qafe Thore- Theth vijon të jetë e bllokuar.
Deklarata erdhi nga nënkryetari i bashkisë Shkoder Arben Gjuraj, i cili u ndal edhe tek problematika e rrugës së Dukagjinit që sipas tij mbetet mjaft problematike gjatë gjithë stinëve të vitit.

?Rruga në Qafqn e Thorës është e pakalueshme. Qytetarët tentojnë të kalojnë, por ne nuk e këshillojmë një lëvizje të tillë?, tha Gjuraj.

Gjuraj ka bërë të ditur se në një pjesë të Dukagjinit energjia elektrike është rikthyer falë riparimit të bërë në HEC- in e Ndërlysës, megjithatë mungesa e investimeve në rrjetin elektrike në këtë zonë e bën mjaft problematike situatën.

?Problematikat në Dukagjin janë edhe të mbartura për shkak të një mungese totale në infrastrukturën e furnizimit me energji elektrike. Gjatë këtyre ditëve është bëre e mundur që të furnizohet një pjesë e dukagjinit, por linjat atje janë në një gjendje të pabesueshme për ditët e sotme?, u shpreh Gjuraj.

Buy Now on CodeCanyon