Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas refuzimit të kërkesës për azil, banorët e zonës Ana e Malit në Shkodër u punësuan në pastrimin e kanaleve kulluese. Ky është një projekt i GIZ dhe bashkisë së Shkrodrës për të ndihmuar këta banorë të sigurojnë një punë dhe që ndihmon në shmangien e përmbytjeve.

U riatdhesuan nga Gjermania, atje ku kërkuan azil për një jetë më të mirë, por nuk arritën ta siguronin.

Sot në vendin e tyre të lindjes ku tentuan ta lënë pas nga varferia dhe mungesa e një pune, kanë arritur të gjejnë një rreze shprese.

Prej disa muajsh banorët e Nënshkodres janë angazhuar në pastrimin e kanaleve kulluese në zonën e Dajçit dhe të Anës së Malit, falë një projekti të GIZ mbështetur nga qeveria gjermane dhe pushteti vendor.

?Ka pak kohë që jemi kthyer nga Gjermania, kemi shkuar si azilkërkues për një jetë më të mirë. Nuk patëm shanse për më tepër, jemi kthyer. Papunësia, kërkonim punë?

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/projekti-azilantet-ne-shkoder-punesohen-ne-pastrimin-e-kanaleve-kulluese