Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News ka shkuar në banesën e prindërve të Mariglen Debrovës i cili sipas mediave turke është i arrestuar se është i lidhur me rrjetin e Gylen.

Fatime Debrova thotë se ka dy javë që nuk flet për djalin e tij dhe nuk e di pse janë arrestuar.

Debrova, 32 vjeç, ishte duke vazhduar Doktoraturën për teologji në qytetin Samsun pranë Ankarasë, ndërsa ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi.

Mes lotësh ajo thotë: nuk e dimë pse është arrestuar. Edhe nusja është ndaluar ndërsa vajza e tyre e vogël ndodhet me gjyshërit në Turqi, por nuk di gjë shumë. Ai më tha se po botonte një libër."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ora-news-ne-familjen-e-mariglen-debroves-i-ndaluar-ne-turqi-lidhje-me-gylen