Një ditë më parë tetë mjekë të Urgjencës së QSUT përmes një letre kërkuan përmirësim të kushteve të punës ose në të kundërt do të largoheshin. Pas takimit me zv/ ministren Rakacolli vijon dialogu mes mjekëve dhe QSUT. Ndërkohë që gazetarja e Report Tv, Rashela Shehu ndoqi nga afër një ditë në Urgjencën e QSUT me problemet që përballen pacientët dhe mjekët.<br />Në pamjet e transmetuara nga Report Tv nga brenda ambienteve të urgjencës duket qartë se ka shumë fluks, ndërsa disa nga të afërmit e pacientëve shprehen se në QSUT arrijnë në mbi 100 raste në 24 orë. ?Mjekët dhe infermierët nuk e përballojnë dot fluksin. Vetëm mbrëmë kanë ardhur mbi 100 urgjenca nga rrethet. Ata nuk janë mjekë po janë heronj, por nuk kanë kushte?.<br /><br />Ndërsa një tjetër person që kishte të shtruar në spital nënën thotë se ?Kemi dy ditë që kemi shtruar mamin te urgjenca, po presim ta kalojmë te 5-sa, por edhe këta nuk kanë se çfarë të bëjnë, pasi kanë fluks të madh?. Mjekët në letrën që dje i drejtuan Rama, Metës, ministres së Shëndetësisë dhe QSUT shpreheshin se nuk kanë kushte pune dhe kanë mbingarkesë me të sëmurë të shtruar në spital.