Surprise Me!

Report TV - Szydlo: Bashkëpunimi mes dy vendeve do te vijojë

2018-05-09 0 Dailymotion

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë në Poloni, ndërsa pas takimit me homologen Beata Szydlo kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp. Shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se Varshava është një mbështetëse e fortë e Shqipërisë në BE, ndërsa një nga urat e forta mes dy vendeve është turizmi.<br />?Falënderoj kryeministren për ftesën dhe për pritjen shumë miqësore që na ka rezervuar dhe po ashtu gatishmërinë që ka shprehur për të na ndihmuar në fushat ku Polonia e rilindur pas diktaturës komuniste dhe tani është e integruar, ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm.<br /><br />Kryeministrja preku turizmin si një nga pikat më domethënëse. Shfrytëzoj mundësinë për të ndarë me opinionin publik polak që Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë polakë se vitin e kaluar. Mund të marrim në konsideratë që të vendosim një linjë direkte, e cila do të sillte përfitueshmëri të lartë mes dy vendeve.

Buy Now on CodeCanyon