Të japësh një shfaqje në zemrën e vendit, ku Shekspiri vetëm e ka imagjinuar, është një projekt sfidues për një regjisor amerikan. ?Nata e 12? me regji të Justin Anderson do të shfaqet në Teatrin Metropol në Tiranë plot 9 ditë.
Për të ngjitur në skenë këtë komedi, në subjektin e së cilës dramaturgu i madh ka përfshirë Dukën e Ilirisë, Orsinon, ?e sëmurë? nga dashuria për Olivian, Justin Anderson-it i janë dashur 8 vjet bashkëpunime për të përvetësuar historinë e një vendi të largët.

?Për këtë shfaqje më janë dashur të kem 8 vjet bashkëpunime. E kam konceptuar si një komedi, që të bënte sens në bashkëpunimin midis dy kulturave amerikane dhe shqiptare.

Unë isha i vetëdijshëm që shfaqja të mbetej pjesë e vendit ku do të luhej, pjesë e kulturës së Shqipërisë?, tha Justin Anderson.

Përmes kësaj komedie regjisori Anderson ka rrëfyer se subjekti kulturor shqiptar është bërë shumë familjar për të.

Shfaqja me aktorët shqiptarë Met Xhelili, Rozi Kostani, Neritan Licaj, Armela Demaj, Florian Agalliu, Elona Hyseni, Guri Koco e më gjerë do të jepet në datat 6, 7, 8, 9, 10 dhjetor e do të vijojë sërish në datat, 14, 15, 16 e 17 Dhjetor.