Komisioni i Ligjeve nis nesër procedurën për zëvendësimin e Adriatik Llallës. Fiks në ditën e tij të fundit të punës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme brenda mandatit të tij 5 vjeçar, Ligjet do të mblidhen për të shqyrtuar memon e hartuar nga Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për këtë cështje.
Por si e sheh ky organ brenda Kuvendit zgjedhjen e pasuesit të Llallës? EURALIUS dhe OPDAT, e lexon këtë situatë njëlloj si Partia Socialiste dhe mbështet zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm me shumice të thjeshtë, pra 71 vota.

Por brenda Kuvendit si institucion ka tjetër interpretim. Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, me kërkesë të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka përgatitur një raport për situatën, të cilin ja ka dërguar edhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas kësaj memoje të cilën Report TV e ka siguruar, ky organ i Kuvendit konstaton se Llallës mandati i mbaron në 7 dhjetor. Por ndryshe nga PS dhe nga EURALIUS, Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend, thotë se prokuroi i ri i përgjithshëm duhet të zgjidhet me shumicën e cilësuar prej 3/5, ose 84 vota, vota të cilat PS nuk i ka pa opozitën.