Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fatura e përmbytjeve dhe dëmshpërblimet kanë shkaktuar debate në komisionin e ekonomisë dhe të financave ku po diskutohej akti normativ për buxhetin e vitit 2017.

Opozita ka kërkuar shifra konkrete për dëmet e përmbytjeve të ditëve të fundit si dhe për dëmshpërblimet e përmbytjeve të 2015.

Ahmetaj: Rreth 5 milionë euro

Sapho: Jemi 27 milionë dollarë me 5 mln, besoj se me këtë tërhiqeni nga gjithcka keni thënë që nuk janë shpërblyer të prekurit.

Ahmetaj: U kthye Shkodra në liqen dhe i ka paguar Rama 1 dëmet.

Spaho: Ato të 2015 i ke marrë me grant

Ahmetaj: Po pse çfarë janë paratë??!

Ndërkohë që opozita kundërshtoi edhe idenë e hedhur nga kryeministri Rama për të bërë sigurimin të detyrueshëm, kundërshti të cilën shumica në komision e shoqëroi me batuta.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/debate-ne-komisionin-e-ekonomise-opozita-kerkon-faturen-e-permbytjeve