Surprise Me!

Ora News - Çupi: Bashkimi Evropian e di shumë mirë që Shqipëria nuk integrohet në Union

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Publicisti Frrok Çupi i ftuar në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News thotë se Bashkimi Evropian e di shumë mirë që Shqipëria nuk do të integrohet në Union.

Çupi: Bashkimi Evropian e di shumë mirë që Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE-së. BE-ja po shkon drejt vdekjes saqë as vetë ata nuk ia gjejnë diagnozën. Unë i ndjek zhvillimet në mënyrë intensive. Në Evropë ka një mungesë totale uniteti. Në Evropë nuk ka burra shteti më. Nuk ka më as ata të ?91-n. Evropa ndodhet përpara dilemave shumë të mëdha, çarjeve shumë të mëdha. Praktikisht, presidenti i Francës kërkon më shumë bashkëpunim se sa Evropë dhe të tjerët kërkojnë më shumë Evropë. Mua më duket se kanë fituar këta më shumë Evropë.

Këta janë të frikësuar nga fenomeni Brexit dhe Trump, ndërsa konservatorët e djathtë herë pas here mbeten në vend dhe pastaj përparojnë më shumë, tregojnë nervozizëm. Kështu, Tusk, Juncker, Mogherini kërkojnë më shumë Evropë tani dhe e kërkojnë me premtime në Shqipëri dhe në kufijtë e Rusisë. Madje, një javë më parë Juncer i dha Erdogan se 70 mln turq do të jenë pjesë e Evropës. Ne po mashtrojmë popullin shqiptar si Moska dikur, që thonë rri me Moskën se do të zgjohet.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/cupi-bashkimi-evropian-e-di-shume-mire-qe-shqiperia-nuk-integrohet-ne-union

Buy Now on CodeCanyon