Pas vizitës në Bruksel të kryeministrit Rama, bisedimet për hapjen e negociatave duken te jenë pozitive, edhe pse ende nuk ka një datë fikse. Ndërkohë edhe kreu i Partisë Demokratike ndodhej në të njëjtat data atje. Historiani Paskal Milo tha në ?Arena? Ora News, se kjo ishte veç një rastësi.<br />Sipas pedagogut Arjan Çuri takimi në Bruksel do të shërbejë si një fabul për qeverinë Rama. <br />Publicisti Frrok Çupi tha për moderatorin Dritan Hila se Partia Demokratike është duke bërë ç'të jetë e mundur që të jetë pjesë e qeverisjes.<br />Kurse deputeti Dashamir Shehi në studion e Arena i drejtoi disa këshilla Bashës, sa i takon marrëveshjeve që bën, referuar asaj të majit.