Një pallat është përfshirë nga flakët në qytetin e Bajram Currit. Flakët kanë pushtuar të gjithë ndërtesën, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.<br />Banorët kanë dalë me shpejtësi nga pallati në momentin që është përfshirë nga zjarri duke shpëtuar pa lëndime. Zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët, ndërsa kati i tretë i pallatit është djegur plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin, ndërsa kanë nisur hetimet.
