Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ceremonia e ndezjes së dritave për festat e fundvitit po kthehet në një traditë të bukur edhe në qytetet shqiptare

Pavarësisht vështirësive financiare, Bashkia e Lezhës i ka kushtuar vëmendje dekorit të qytetit

Duke iu mbajtur traditës, Pema u ndez mbrëmjen e 6 dhjetorit, ku kryebashkiaku Fran Frrokaj ia besoi fëmijëve çelsin që ndezi festën.

Fran Frrokaj: ?Të gëzojmë së bashku këto ditë të lumtura që po vijnë dhe shpresoj që ditë përherë e më të mira do të ketë për Lezhën e për të gjithë Shqipërinë.?

Organizimit iu bashhkuan dhjetra qytetarë, shumica prej të cilëve fëmijë që i gëzohen aktiviteteve. Për shumë njerëz kjo është periudha më e bukur e vitit. Magjia e festave ndihmon për të lënë pas edhe problemet e jetës së përditshme.

Ndaj një ceremoni e tillë nuk mungoi as në Fier, ku disa zona vijonë të përballen me pasojat e përmbytjeve

Për më shumë lexoni në:
http://145.239.2.153/article/festat-e-fundvitit-fieri-e-lezha-ndezin-dekorin-e-festiv