Surprise Me!

Nis zëvendësimi i Llallës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka braktisur Komisionin e Ligjeve dhe maxhoranca e vetme ka nisur procedurat per miratimin e prokurorit te përkohshëm qe do te zëvendësoje Adriatik Llallën.

Partia Socialiste mbrojti idenë se mandati i Adriatik Llallës ka përfunduar dhe parlamenti duhet te zgjedhe prokurorin e përkohshëm, duke ftuar opozitën per nje proces konsensual.

Por per demokratet procedura per zgjedhjen e prokurorit te përkohshëm duhet te ndërpritet, pasi ka boshllëk ligjor. Duke u kujdesur te theksoje se nuk kërkon zgjatjen e mandatit te Adriatik Llallës, PD vuri ne dukje se mbarimi i mandatit deklarohet sipas Kushtetutës nga KLP, e cila nuk eshte ngritur dhe parlamenti s?mund te veproje pa ndryshuar dispozitat kushtetuese.

Komisioni i ligjeve iu la 5 dite kohe te gjithë prokuroreve te paraqesin kandidaturat, pas ketij afatit kandidatet do te zhvillojnë seanca dëgjimore e me pas lista e atyre qe plotësojnë kriteret shkon per votim ne seance. Mendohet qe brenda këtij muaji ne krye te organit te akuzës do te jete nje prokuror i ri.

Buy Now on CodeCanyon