Që nga janari bankat do të detyrohen që të njohin për bizneset vetëm 1 bilanc: atë që dorëzohet në drejtorinë e tatimeve.

Në një dalje të përbashkët për këtë qëllim ministri i Financave dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë thanë se tashmë epoka kur kompanitë rezultonin me fitime të mëdha për të marrë e kredi dhe me humbje për t?iu shmangur taksave, ka përfunduar.

Arben Ahmetaj: ?Sot është fakt që kompanitë e mëdha vazhdojnë akoma të mbajnë dy bilance; një që deklarohet në Tatime dhe një që dorëzohet në banka tregtare për qëllim kredimarrje?.

Genc Sejko: ?Që duke filluar nga viti 2018, veprimtaria e kredidhënies të mbështetet vetëm në deklarata Tatimore".

Por cilat do të jenë masat që do të merren ndaj bankave që nuk do të zbatojnë këtë rregull?

Genc Sejko: ?Nuk është një masë shtrënguese, është një masë formalizuese, është një masë normalizimi e aktivitetit?.

Pranimi i një bilanci i cili është certifikuar nga administrata tatimore do të përfshijë vetëm kompanitë që do të marrin një hua të re, dhe jo ato që janë në një marrëdhënie kredie me bankat.