ELBASAN- Ajo cka ka ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit 2017 në hyrjen e tregut ushqimorë në Elbasan ku një automjet i blinduar përplas makinën e kryepolicit Gjergji Oshafi dhe largohet, nuk do të hetohet nga prokuroria e kriemve të rënda.

Report Tv ka mësuar se prokurorit të cilit i kaloj kjo çështje, z.Behar Dibra ka vendosur këtë të enjte të shpall moskompetencë dh eta kaloj sërish dosjen në prokurorinë e Elbasanit.

Fillimisht hetimet u kryen nga akuza e Elbasanit por më pas dosja u transferua tek krimet e rënda dhe nga kjo e enjte pas një harku kohor 2 muaj me shkresa pa rezultat është rikthyer sërish në Elbasan.
Për këtë incident policia arrestoi Enea Bekteshin, Valmir Dedjan, Klement Xhaferrin dhe Ledio Zabelin si dhe shpallir në kërkim shtetasin Suel Cela.

Suel Cela nuk është ndaluar pas asaj ngjarje, por ka qenë babai i tij që ka mohuar përfshirjen e djalit në këtë incident ndërsa sipas provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit gjurmët e gishtave të gjetura në automjetin e blinduar AUDI A8 i përkasin Enena Bekteshit dhe jo Suel Celës.

Kur kanë kaluar afro 3 muaj nga kjo ngjarje operacioni i bujshëm i policisë duket se është shfryrë sërish nga akuza, e cila nga krimet e rënda e ka rikthyer në elbasan aty ku hetimet do të përqendrohen për kundërshtim të forcave të policisë.