Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka transferuar dosjen për incidentin e Audit të blinduar që përplasin punonjësit e policisë në Elbasan.

Dosja i është dërguar prokurorisë së rrethit të Elbasanit, duke shpallur mos kompetencë për hetimin e çështjes.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e 18 shtatorit të këtij viti në hyrje të tregut ushqimor në Elbasan, për të cilën janë arrestuar 4 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga ka përfunduar edhe shtetasi Enea Bekteshi, i cili ka pranuar përpara gjykatës se drejtonte Audin e blinduar.

Në kanë përfunduar edhe shtetasit Valmir Dedja, Klement Xhaferri dhe Ledio Zabeli, ndërsa është shpallur në kërkim Suel Çela.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/perplasja-e-policeve-me-audin-e-blinduar-krimet-e-renda-transferojne-dosjen-ne-elbasan