Zhvillimeve sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, maxhoranca i parapriu me një opinion të dy misionet e këshillimit EURALIUS dhe OPDAT, se si duhet të zgjidhet Kryeprokurori i ri.
Se kush e kishte kërkuar këtë opinion deri më sot ishte enigmë. Por dokumenti i siguruar nga Report TV, dëshmon se këto dy misione u vunë në lëvizje nga Ulsi Manja, kreu komisionit parlamentar të ligjeve.

Më 21 nëntor, për herë të parë u bë publike në media një dokument përmes të cilit dy misionet e këshillimit, EURALIUS dhe OPDAT, shprehnin mendimin e tyre se si duhet të veprohet me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Republikës.

Deri më sot, ky dokument ishte i rrethuar nga misteri se kush i vuri në lëvizje këto dy misione këshillimi pasi përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës në komisionin parlamentar të ligjeve distancoheshin nga të qenurit porositës të këtij dokumenti.

Report TV sot e disponon të plotë këtë dokument, i cili zbulon se kush i ka kërkuar EURALIUS dhe OPDAT interpretimin e kësaj çështje.

Dokumenti ka mbërritur në zyrën e Ulsi Manjës më 13 Nëntor 2017.

Nga përmbajtja e tij del qartë se është pikërisht Ulsi Manja ai që e ka kërkuar këtë opinion nga EURALIUS dhe OPDAT.