http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për një pakt kombëtar për Europen qe duam. Edhe Basha ka zgjedhur rrjetet sociale për te komunikuar me rivalin politik duke deklaruar se i vetmi ?pakt? që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor.

Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet.

Basha ka vene ne dukje se kushtet që BE për hapjen e negociatave kane te bëjnë me zbatimin e reformës në drejtësi, me luftën kundër drogës dhe krimit; e opozita mbështet çdo përpjekje për plotësimin e tyre .

Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e tij si çdo qytetar i thjeshtë për lidhjet me trafikun e drogës. Mbështesim pa kushte hetimin e të gjithë zyrtarëve të lidhur me krimin nga Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini tek shefat e policisë.

Basha ka theksuar se partia demokratike ka një detyre, te beje opozite qe është një dimension i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë.