Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar disa vjedhje të ndodhura më parë, duke vënë në pranga dy autorët e dyshuar. Vetëm pak minuta më parë, Report Tv raportoi se është rritur numri i vjedhjeve në Tiranë, ku hajdutët shënjestrojnë kryesisht zonat periferike të krijuara vitet e fundit.

Edhe ngjarja më e fundit e dokumentuar nga policia ka ndodhur në Kamëz, një ndër zonat e rrezikuara. Policia ka zbardhur disa raste të vjedhjeve të ndodhura më parë, ka identifikuar dhe kapur autorët, si dhe ka sekuestruar sendet e vjedhura. Në këtë kuadër, është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor ?Udhëtimi i Fundit", ku si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i dy shtetasve si autorë të dyshuar dhe konkretisht:
? Edison Sula, 26 vjeç, banues në Babrru, i dënuar dy herë më parë për vjedhje.

? Fatmir Murati, 29 vjeç, banues në rrugën ?Babrru" Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje.