Në ?Ditën e Rinisë? kryeministri Edi Rama mori pjesë në panairin e parë të sporteve të aventurës, që sipas tij do të ofrojë më shumë punësim e më shum sport për të rinjtë, kryeministri Edi Rama ka hasur me një reagim spontan të shumë të rinjëve të pranishëm.

Teksa ka folur për projektet e qeverisë së tij për zhvillimin e turizmit, kreu i qeverisë është vërshëllyer nga të rinjtë, të cilët ia kanë vështirësuar fjalimin. Por Rama ka reaguar me batuta.
?Kam një sugjerim për disa djem që vërshëllejnë. Këtu keni afër pyllin, shkoni në pyll e vërshëlleni. Ju, 10 bilbila, shkoni në pyll dhe vërshëlleni sa të kënaqeni?, ka thënë Rama.

Më tej ai ka vijuar me prezantimin e projektit të qeverisë, i cili sipas tij do të sjellë ndryshime rrënjësore në turizmin shqiptar, edhe sa i takon promovimit të sporteve argëtuese. Në këtë aspekt, Rama e ka vënë theksin tek organizimi i kampionatit të aeronautikës, i cili sipas tij do të sjellë në vend shumë turistë.