Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 110 mijë banorë të Bashkisë së Fierit, prej të shtunës së kaluar kur stacioni i pompimit të ujit në Kafaraj u përmbyt nga Vjosa, vazhdojnë të mos kenë ujë të pijshëm.

Uji që rrjedh në rubineta ndalohet të përdoret për tu pirë, por mund të shërbejë vetëm për përdorim komunal.

Anila Moçi: Vazhdon të jetë për përdorim komunal për vetë faktin se duhet të dalin analizat mikrobike që ne të dalim e të themi që uji është higjenikisht i pastër.

Të hënën pritet që banorët e Fierit të mësojnë se nesë uji me të cilin furnizohen mund të konsumohet, kohë gjatë së cilës shefja e sektorit të Epidemiologjisë pranë Drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik apelon banorët dhe administratorët e pallateve të pastrojnë dhe higjenizojnë depozitat.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/permbytjet-ndotin-ujin-e-pijshem-ne-fier