Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rruga Shkodër-Velipojë shërbeu për ta pajtuar Edi Ramën me Voltana Ademin.

Gjatë inspektimit të punimeve, palët ranë dakort që projekti i rrugës të zbatohet pa cënuar standartet, ndërsa u përmendën edhe disa ndryshime që kryebashkiakja e Shkodrës i cilësoi të rëndësishme.

Batutat dhe ironitë me Ademin si shmangu. Por kryeministri Rama më pas u shpreh se puna po vijon me ritme të shpejta dhe se do jetë një zgjidhje për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Rama: Kryetare!

Ademi: Ky lot ka ecur mirë, është punuar që në fillim mirë. Kemi disa probleme vetëm në lotin e parë dhe të dytë. Ndoshta mund të rregullohet brenda parave që janë vënë në dispozicion, përndryshe duhet me pa mundësinë për me rialoku diçka më shumë. Bëhet fjalë për rrugë dytësore bujqësore, ka probleme me kanalet kulluese. Në disa raste aksi shkon mbi kanalet kulluese, duhet riparë. Dhe ndoshta pika e lidhjes, në kilometrin zero, kur hyn në rrugë dhe pjesa e Trushit. Ndryshe do ulet siguria dhe duhet me e vlerësu edhe njëherë problematikën, nuk mund të bëhet fjalë për me e ul shpejtësinë.

Beci: Them se mund ti zgjidhim gjatë këtyre ditëve.

Rama: Jo duhet, a e tha Kryetarja?

Beci: Dakord.

Ademi: Nuk e di a të mjaftojnë paratë? Edhe diçka tjetër, duhet me e parashiku që pjesën që lidhet me shpronësimet vitin tjetër me e zgjidh. Kemi filluar vlerësimin së bashku me Fondin Shqiptar.

Rama: Ditmir.

Bushati: Jam me kryetaren.

Ademi: Më bëhet shumë qejfi që Ministri bashkohet me mua për zgjidhjet teknike që kemi diskutuar.

Rama: Ministri të vijë të bashkohet por ti nuk i afrohesh.

Ademi: Është i ftuar në të gjitha rastet me bashkëpunu.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kur-u-pajtuam-me-voltanen-rama-batuta-me-kryebashkiaken-ne-shkoder