Major Melsi Hysaj i shërben atdheut prej 15 vjetësh. Zv/komandanti i batalionit komando të Forcave Tokësore, ai u bë pjesë e operacionit më të fundit, për të ndihmuar njerëzit në zonat e prekura nga përmbytjet. Majori Hysaj kujton për Klan Plus disa nga këto momente.

?Ishte ora 11:00, kur mora lajmin isha në shtëpi pasi e kisha mbyllur detyrën?.

Nga operacionet e shpëtimit në Fushë-Krujë, Majori sjell një nga çastet më të vështira dhe më delikate.

Pjesë e sakrifisës se tyre bëhen edhe familjarët, të cilët kalojnë edhe ata çaste tensioni por edhe krenarie kur njeriu i tyre kthehet në shtëpi me lavdi.

Të jesh pjesë e Forcave të Armatosura nevojitet të punosh e sakrifikosh. Por Major Hysaj nuk është penduar që ka zgjedhur t?i shërbejë atdheut.

?Pyetjeve të shumta u kam dhënë përgjigje më herët, nuk kam momente dyshimi më?.

Forcat e Armatosura Shqiptare vitet e fundit janë përfshirë në operacione civile të shumta si në ndihmë të njerëzve në zonat e përmbytura, në luftën me zjarret por edhe në pastrimin e vendit nga mbeturinat.