Bllokohet lëvizja e mjeteve nga Elbasani në drejtim të Tiranës për shkak të shembjes së një masivi dheu në Mamël. Policia njofton se lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë.<br />?Më datë 09.12.2017 ju njoftojmë se është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë për shkak se ka rënë një masiv dheu. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë? thuhet në njoftimin e bluve të Elbasanit.<br /><br />Ndërkohë që vijon puna për të zhbllokuar rrugën nga masivi shkëmbor që ka rënë në fshatin Mamël. Ndërkohë që vijon lëvizja në sensin nga Tirana në Elbasan normalisht.
