Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 48 vjeçar është arrestuar nga policia si autori i një grabitje të ndodhur gjatë natës së 4 dhjetorit në qytetin e Sarandës. Por familjarët deklarojnë se ai është personi i cili në gjëndje të dehur ka hyrë në dyqan pasi e ka parë të hapur derën dhe ka marrë një shishe me pije alkoolike.

Kamerat e sigurisë të vendosura në marketin në rrugën ''Mitat Hoxha'', në Sarandë tregojnë se një orë pasi dy grabitës vjedhin paketa cigare, lekë dhe çdo gjë që i duket me vlerë, një person tjetër hyn në dyqan dhe merr nga stendat një shishe me pije alkoolike.

Hajdutët që vjedhin çtë gjejnë përpara janë dy të tjerë. Bëhet fjalë për 2 persona të cilët pasi thyejnë dyqanin rreth orës 2:00 të natës.

Një orë më vonë kamerat filmojnë L.Dano, 48 vjeç i cili hyn në dyqan një orë më vonë dhe merr një shishe me pije alkoolike. Familjarët kërkojnë lirimin e 48 vjeçarit. Ndërkohë sot policia deklaron se i ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale disa shishe me pije alkoolike të marra në marketin e vjedhur.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e L.Danos, dhe ditën e djeshme ka marrë Vendimin Nr.2107 datë 08.12.2017, ku ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest me burg'' ndaj tij për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/supermarketin-ne-sarande-e-grabisin-dy-hajdut-ne-burg-perfundon-pijaneci