Surprise Me!

Izraeli i kundërpërgjigjet Hamas-it - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Përshkallëzohen më tej tensionet pas ?të premtes së zemërimit? me protesta të dhunshme ku humben jetën 2 persona. Mbrëmjen e djeshme Hamasi ka sulmuar me raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të sistemit anti-raketor në territorin e Izraelit. Pas këtij sulmi shteti i Izraelit u kundërpërgjigj duke goditur me raketa dhe sulme ajrore mbi bazat e Hamasit duke vrarë dy prej anëtarëve. Të paktën 25 vetë u plagosën, duke përfshirë gjashtë fëmijë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë bërë të ditur se bombardimet erdhën pas lëshimit të tre raketave në territorin izraelit nga Gaza. Sulmi ajror erdhi pasi kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh bëri thirrje për një rezistence të re palestineze pas vendimit të SHBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Sipas mjekëve të paktën 800 palestinezë u plagosën në konfrontime në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor. Shtetet e Bashkuara u kritikuan në Këshillin e Sigurimit, ku ambasadorja Nikki Haley u përpoq ta mbronte vendimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë, por kreu i misionit diplomatik të Egjiptit në OKB, Amr Abdellatif Aboulatta e cilësoi atë një ?precedent të rrezikshëm?. Ndërkohe ambasadorët e Britanisë së Madhe Suedisë, Italisë dhe Gjermanisë, përmes një deklarate të përbashkët thanë se ky vendim I presidentit Donald Trump nuk është në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Buy Now on CodeCanyon