Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aleksandër Ndoka i ekzekutuar me breshëri automatiku në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, pranë banesës së tij ishte emeruar drejtor i IKMT për veriun dy muaj më parë, si dhe anetarë i Këshillit Bashkiak të Lezhës.

Ndoka është baba i katër fëmijëve, dy vajzave dhe dy djemve dhe që nga viti 2015 ishte zgjedhur këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, përfaqësues i ?Partia Rruga e Lirisë?.

Ai rezulton një person pa precedentë penalë, të paktën kështu thuhet në formularin e dekriminalizimit, që ai ka dorëzuar në KQZ për të vijuar detyrën si Këshilltar Bashkiak.

Mësohet se Ndoka ka dhe një lokal pranë banesës ku jetonte me familjen.

Policia ende nuk ka detaje rreth autorëve, ndërkohë që forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po krehin zonën.

Nuk dihen motivet e vrasës së ndodhur gjatë natës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv