Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër.

Teksa po hynte në sallën e kinemasë së qytetit ku po zhvillohej mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit për projektet e qytetit verior, Rama bëri gjestin e zakonshëm përpara të rinjve duke ngritur dy gishtat lart.

Të rinjtë shpalosën parulla si ?Qeveria e drogës?, ?qeveri e plehrave?, etj, duke kërkuar largimin e tij. Ata vijuan të protestojnë edhe pas hyrjes së Rames ndërsa e akuzuan qeverinë e tij si të kriminalizuar.

Në videon e siguruar nga Ora News, shihet momenti kur kryeministri zbret nga makina e tij, ngre gishta përpara të rinjve dhe më pas vijon rrugën në krahun e kundërt për tek kinemaja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjesti-i-rames-perpara-te-rinjve-shkodrane-qe-e-priten-me-proteste