Surprise Me!

Report TV - Gjiknuri inspekton drejtorinë e patentave në Shkodër

2018-05-09 0 Dailymotion

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektoi sot zyrat e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Shkodër. Pasi u njoh me mjediset e punës dhe sportelet e shërbimit për qytetarët, ministri u ndal tek reforma e pritshme në këtë sektor problematik. <br /><br />?Jo më kot jemi këtu tek Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit në Shkodër, pasi duam të japim mesazhin që ky është një element shumë i rëndësishëm i qeverisë shqiptare në fushën e transportit, përtej përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së sigurisë rrugore ku sicc e dini u hoqën qindra e qindra tabela të vendosura në mënyrë të paligjshme në akset rrugore. Një element tjetër i rëndësishëm është sjellja e drejtuesve të automjeteve?, u shpreh Gjiknuri. <br /><br />Sipas tij, është shumë i rëndësishëm një filtër sa më i mirë për marrjen e patentave që ai që e merr këtë dokument të ketë të gjitha njohuritë që përcakton ligji.

Buy Now on CodeCanyon