Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja franceze, Christine Vasak përsëriti nga Korça qëndrimin e vendeve anëtare të BE përçështjen e mandatit të kryeprokurorit, duke thene se ai përfundon sipas kushtetutës. Përfaqësuesja e Parisit në Tiranë foli edhe për hapjen e negociatave, duke theksuar se tashmë pritet vendimi i autoriteteve europiane.

Christine Vasak: Kushtetuta shqiptare dispozon kohezgjatjen e një mandate. Mandati i kryeprokurorit të përgjithshem përfundon sipas kushtetutes dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin.

Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE, në presim shumë raporte, ?mos shkoni me shpejt se muzika? është nje shprehje franceze.

Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhët pjesë e BE, Shqiperia është kandidate nga viti 2014. Tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet te nxitohemi.

Kjo analize do te bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasadorja-e-frances-mandati-i-kryeprokurorit-perfundon-sipas-kushtetutes