Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Atmosfera e festave të fundit nuk mund të kuptohet pa pemën tradicionale të Krishtlindjes dhe Viti të Ri. Për trendet e dekorit, duket sikur zonja e Parë e Amerikës Melani Trump inspiron botën në videon e saj për dominimin e ngjyrës së bardhë të pemës, dhe dekoreve prej qelqi të ngjashme me kristale. Në Tiranë, agjencitë e dekoreve na njohin me trendet, mënyrën e dekorti dhe disa informacione mbi cmimet e tyre.

Kur zonja e parë e Amerikës u shfaq në video në dekorimin e Shtëpisë së Bardhë, duket se inspiroi mbarë botën për të zgjedhur të bardhën dhe kristalet në pemën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Në Tiranë, pemët dhe dekoret festive janë të ndryshme. Festat e fundvitit nuk mund të kuptohen pa një pemë të zbukuruar kujdeshëm që i jep më shumë atomosferë dhe dashuri shtëpisë apo ambientit. Është viti i dytë që kërkesa për pemën e Krishlindjes janë tek e bardha, në dukje një pemë e mbulura me dëborë. Ajo që konsiderohet trendi i këtij viti janë dekoret e qelqta të ngjashme me kristalet. Arbana Rica, Drejtore e Departamentit të Evevente në Iceberg Comunitacion na tregon detajet si mund te dekorojmë pemën për festat e fundvitit.

Arbana Rica: Pema që ti mund të shohësh përtej dhe me elementët e dekorit të qelqit të varur. Një pemë e tillë nuk do shumë elementë që të dekorohet, me pak elementë ti mund të krijosh një pemë shumë të bukur. Pema me borë është shumë e dashur për fëmijët por edhe moderne.

Nëse nuk guxoni të hiqni dorë nga pema tradicionale, mund të zgjidhni ngjyrën e gjelbër, bredhin kaq të dashur për fëmijë por në këtë rast mos haroni ti shtoni si dekorë përvec fjongove të kuqe të vendosi edhe figura të dashur nga personazhet e të vegjëlve.

Arbana Rica: Të gjithë elementët janë me figura të punuara me dorë dhe janë elementë që fëmijët i duan shumë. Në një pemë qëndrojnë shumë forma, modele, por mbahet ruajtja e tonalitetit të ngjyrave.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pema-e-krishtlindjes-ne-tirane-frymezim-nga-dekori-i-shtepise-se-bardhe-ne-shba