REPORT TV siguron pamjet ekskluzive të dhunimit të arbitrit të ndeshjes Përmeti-Këlcyra, zhvilluar ditën e sotme. Gjyqtari Alvi Paco nga Fieri për shkak të akordimit të një penalltie në favor të skuadrës së Përmetit në minutën e 82 (kur rezultati ishte 0-0) është dhunuar duke u goditur me shqelma dhe grushte nga lojtarët dhe stafi drejtues i ekipit të Këlcyrës.<br />Miqtë akuzuan arbitrin se kishte marrë ryshfet për t?i dhënë fitoren ekipit të Përmetit në minutat e fundit. Ndeshja u ndërpre, ndërsa në fushë ndërhynë forcat e policisë. Pamjet nga Kategoria e Dytë dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit shqiptar, pasi vrapimi i gjyqtarit në fushë për të shpëtuar nga shqelmat dhe grushtet e lojtarëve dhe stafit të Këlcyrës na rikthen shumë vite pas. Gjyqtari ka disa hematoma në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit nga dhuna fizike që ushtruan lojtarët e Këlcyrës.