Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë:

Në rubrikën ?Shihemi në gjyq? tek ?E diela shqiptare? në Tv Klan ka qenë e pranishme në studio një e burgosur dhe babai i saj. Edmira ka mbërritur në studio e shoqëruar nga dy gardiane femra, të cilat ishin pjesë të seancës së ndërmjetësimit për shkak të sigurisë. Agimi dhe Edmira janë përballur në studion e ?Të dielës shqiptare?, ku 30- vjeçarja kërkoi që babai i saj ta ndihmojë që ajo të takojë fëmijët e saj, pasi ka 4 vite që nuk i shikon ata. Por, historia është më e komplikuar se kaq, pse ka përfunduar Edmira në burg, cilat janë arsyet që ajo gjendet pas hekurave?

Historia dhe seanca e ndërmjetësimit në "Shihemi në gjyq":

Edmira është dënuar me 20 vite burg për vrasje të mbetur në tentative në bashkëpunim, pasi ish- bashkëshorti i saj është qëlluar 24 herë me thikë teksa ishte duke fjetur.

Ish-burri i saj dhe të afërmit pretendojë së ajo e ka kryer këtë vepër, në bashkëpunim me kunatin, pasi kishin një mardhni intime së bashku.

Prej 4 vitesh vuan ajo vuan dënimin në burgun e grave 325 në ?Ali Demi?. Ka qenë një letër që ajo i ka nisur Eni Çobanit.

?Ne bashkërisht jemi lidhur nga kjo letër dore, e cila është ulur një ditë dhe lot në sy ka shkuar këtë letër. Me thënë të drejtën Ardit kushdo që do e lexonte do të prekej. Mu desh të merrja rrugën dhe ta takoja nga afër dhe të bëni sot këtë seance ndërmjetësimit?, u shpreh Eni Çobani.

Edmira Xhaferraj u shpreh se nuk e pati të lehtë për të ardhur në këtë studion, por ishte e domosdoshme.

?Unë jam e Edmira Xhaferaj , jam 30 vjeç,nënë e dy fëmijëve. Aktualisht e divorcuar dhe divorci është, pasi unë u gjenda pas hekurave. Askush nuk do ta dëshironte një divorc, as kur je jashtë jo më pas dyerve të burgut. Arsyeja pse kam thirrur babain tim sot, është e vetmja shpresë për mua dhe fëmijët e mi. Kam 4 vite që nuk kam asnjë kontakt me ta, kam qenë shumë e lidhur me ta".

Eni Çobani: Në çfarë moshe i ke lënë fëmijët?

Edmira Xhaferraj : Gocën e kam lënë 7 vjeç dhe djalin pa bërë 4. Sot goca është 11 vjeç dhe djali është 7. Nga 6 Dhjetori i 2013 nuk kam asnjë kontakt.

Agimi: As vetë nuk e di pse jam thirrur sot nga vajza ime. Kjo qenka kaq kohë në burg, pse nuk më ka njoftuar për arrestimin dhe burgimin e kësaj vajzës, për arsye se dhe vajza s?më ka thënë dhe ish- familjarët e saj nuk më kanë thënë. Di të them se ka patur një familje të rregullt, si nga ana ime si nga ana e ish-burrit. I rrita, i fejova, i thashë burrë. Burrin e bëra me lajmësi, e deshën njëri tjetrin. Në ato kohë kishim marrëdhënie shumë të mira familjare. U martua,lindi vajzën dhe më pas djalin. I shoqi punonte në Greqi dhe jetonte me vjehrrën. Ka qenë mirë dhe më shtëpinë dhe me ekonomi të mirë. U martua në vitin 2005.

Edmira Xhaferraj : Të lutem me lër dhe mua të flas. Nuk kam patur kurrë probleme në familje.

Agimi: Duhet të më kishit njoftuar mua.

Edmira Xhaferraj : Unë kam sot një dënim të dyfishtë.