Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjitha automjetet që udhëtojnë drejt Tiranës nga juglindja prej kësaj të hëne nuk do të duhet të kalojnë më nga Qafë Krraba.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe policia hapën qarkullimin me një kalim, pas masivit të gurëve që bllokoi të shtunën pranë Mamlit kahun që vjen nga Elbasani.

Lëvizja do të kryhet falë një bypass-i provizor që ndërron kahun e mjeteve. Kjo zgjidhje provizore do të përdoret për sa kohë mjetet e rënda të ARRSH-së do të vijojnë punën për lirimin e plotë të rrugës nga masivi i gurëve

Në këtë pjesë e rrugës, afërsisht rreth 2 kilometra, është vendosur sinjalistika përkatëse orientuese, ndërkohë që ka shërbime të shtuara të policisë rrugore dhe ARRSH-së që udhëzojnë drejtuesit e mjeteve

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapet-bypass-provizor-kalimin-e-automjeteve-n-elbasan-tirane