Surprise Me!

Financimet në bujqesi vetem per ata qe bashkohen dhe eksportojneI

2018-05-09 0 Dailymotion

Financimet në sektorin e bujqësisë do të jepen vetëm për ata fermerë që mbjellin kultura të cilat garantojnë sukses për t?u shitur në tregjet e huaja dhe që janë të bashkuar në grupe. Kjo do të bëjë që çmimet e prodhimit dhe kostot të jenë të ulta dhe konkurruese.

Kryeministri Edi Rama e dha këtë mesazh në konferencën kombëtare të bujqësisë. Ai sqaroi se ka marrë fund njëherë e mirë koha kur subvencionet në bujqësi përdoreshin në funskion të politikës t?i kënaqim të gjithë.

Edi Rama tha se sytë nuk duhet të drejtohen vetëm nga shteti, por sektori bujqësor duhet të dijë të përfitojë nga paratë që jep Bashkimi Europian e që sot kanë mbetur vetëm në letër.

Skema e re mbështetëse për bujqësinë vitin e ardhshëm është 20 milionë Euro.

Kreu i qeverisë premtoi se brenda këtij mandati do të zgjidhet përfundimisht çështja e titujve të pronësisë për tokën bujqësore dhe ajo e ujitjes dhe kullimit të saj.

Buy Now on CodeCanyon