Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendi vakant i mbetur në krye të organit të akuzës, pas skadimi të mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka bërë që shumë nga prokurorët që plotësojnë kriteret të shprehin interesin për këtë post. I pari që ka zyrtarizuar kandidaturën është kreu i Prokurorisë së Durrësit, Ferdiand Elezi, ndërkohë që në liste janë edhe disa emra të tjere që pritet të dorezojnë dokumentacionin

E ndërsa kanë mbetur pak orë nga skadimi i fatit i dorëzimit të kërkesave për Kryeprokuror të përkohshëm, kanë dalë edhe emrat e kandidatëve për këtë post.

Burime të Ora News bëjne me dije se ndër emrat që pritet të shprehin interes për të qene në krye të organit të akuzës, deri në krijimin e Këshilli të Lartë të Prokurorisë, është ai i Olsian Çelës, aktualisht prokuror të Krimet e Rënda. Çela ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt ish-kryeprokurores Ina Rama e cila i kishte besuar edhe kreun e kësaj prokurorie gjatë kohës që ajo ishte në krye të organit të akuzës.

Po nga kjo prokurori pritet të aplikojnë edhe prokuror të tjerë si Besnik Muçi apo Henrik Ligori.

Ndërkohë nga Prokuroria e Tiranës një tjetër emër që flitet se do të kandidojë është edhe ai i prokurorit Dritan Rreshka, i cili ka mbajtur për disa vite postin e ish kreut të Task-Forcës, ndërsa aktualisht ushtron detyren në këtë prokurori si prokuror i thjeshtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zyrtarizohet-kandidati-i-pare-kryeprokuror-te-perkohshem