Djali i elektricistit nga Roskoveci, Sabri Vlinga, që humbi jetën në krye të detyrës, është punësuar specialist pranë klientit në OSHEE e Roskovecit, pikërisht aty ku punonte i ati i tij.

Drejtori i OSHEE, Armand Xhuka, i ka dorëzuar Xhelal Vlingës, djalit të të ndjerit, një uniformë të vendit të punës dhe i ka uruar punë të mbarë, duke mbajtur premtimin për punësimin e tij pas humbjes së të atit.
?Kishe një baba të palodhur dhe i kudondodhur, bëhu si ai?, tha Xhuka, duke shtuar se po ndiqen procedurat ligjore edhe për të ndihmuar familjen për një pension familjar, të cilat do të përfundojnë shumë shpejt.

Sabri Vlinga humbi jetën në përpjekje për t?i rikthyer energjinë fshatit Drizë të komunës Kurjan, ku ai vetë banonte.