Surprise Me!

Report TV - Basha: Nga çdo rrëzim, PD është ngritur më e fortë

2018-05-09 0 Dailymotion

Në pjesën e fundit të fjalimit, Basha foli për aktualitetin politik duke akuzuar Ramën se mori mandatin e dytë me vota të vjedhura. ?Ky dhjetor vjen nga krimi zgjedhor i 25 qershorit. Ky ishte një regres, kthim pas që kërkon reflektime, vendime dhe veprime të matura dhe të vendosura dhe ne po e bëjmë këtë cdo ditë. Gjatë 27 viteve PD ka përjetuar ulje dhe ngritje, ka marrë goditje dhe plagë, ka qenë në pushtet dhe opozitë.<br /><br />Por është përballur edhe me skenar që kanë synuar eliminimin e saj nga skena politike, por ka njohur edhe përplasje dhe konflikte të brendshme. Por reflektimi, vizioni dhe bashkimi do të na çojë në fitore. Ky është fillimi i shpërbërjes së strukturës kriminale mbi të cilën qëndron narko-qeveria në pushtet, që solli rekorde të zeza për vendin. Promovimi i personave me rekorde kriminale në Kuvend, kanabizimi, blerja e votave me bandat dhe blerja masive e votave janë 4 rekorde të kësaj qeverie.<br /><br />Këto janë faktet, shpërbërja e gënjeshtrës nuk mund të kthehet më pas. Ortakët e krimit në pushtet kanë ngecur në kënetën e tyre. Ne pranuam marrëveshjen për zgjedhjet që propozoi SHBA, thelbi ishte që të shmangej përplasje civile. Kundërshtari u ul, por bëri të kundërtën e asaj marrëveshje. PD nuk bleu vota, forca jonë sot më shumë se kurrë janë alternativa, programi dhe bashkimi? deklaroi Basha.

Buy Now on CodeCanyon