Surprise Me!

Report TV - Spaho:Zgjedhjet e qershorit u blenë, paratë e kanabisit u përdorën

2018-05-09 0 Dailymotion

Kryetari i grupit të PD, Spaho u shpreh në Report Tv se marrëveshja e 18 majit mes Ramës dhe Bashës ka rënë, pasi kryeministri bleu zgjedhjet.
?Marrëveshja e 18 Majit, objektivin e saj kishte që të jepte zgjedhje të lira. Rama nuk iu mbajt këtij akordi. Zgjedhjet e qershorit u blenë, nuk vë në diskutim që paratë e kanabisit u përdorën në zgjedhje, që policia u përdor në funksion të zgjedhjeve.

Të gjitha këto prodhuan atë rezultat që dihet. Marrëveshja u rrëzua e gjitha, pse duhet të ketë? Raporti i OSBE e përcaktoi shit-blerjen e votës si problem serioz. Pra u konfirmoi ajo që pretendonte PD. Regjistrimet e trafikantëve thonë se vetëm për Tahirin duheshin 20 mln euro për zgjedhjet.

Kjo vërteton edhe kursin e ulët të euros që qeshte Rama. Është një sasi e pafundme droge që shitet cdo ditë. Rënia e euros ishte rrjedhojë direkt e sasisë së parave që u hodh për zgjedhjet dhe këtë e konfirmojnë të dhënat e BSH ku për një periudhë nga marsi në qershor ishte 15 mln euro më shumë? deklaroi ai.

Buy Now on CodeCanyon