Surprise Me!

Selimllari ia merr kenges me filxhan ne dore, zbulon surprizen per finalen

2018-05-09 0 Dailymotion

Valbona Selimllarit padyshim që talentet nuk i mungojnë. Dikur mbretëreshë bukurie, anëtarja e jurisë së spektaklit të kërcimit "Dance With Me", përgjatë javëve ka zbuluar talentin për kërcimin, e këtë të hënë edhe për këngën.

Mes humorit dhe batutave, Selimllari ia mori këngës nga karrigia ku qëndronte ulur, ndërsa në dorë mbante një filxhan.

E teksa finalja e madhe e spektaklit të kërcimit po afron, prezantuesja Alketa Vejsiu zbuloi se kjo mbrëmje do të ofrojë mjaft surpriza.

Vetë Vejsiu pritet të vijë në një duet me Robert Aliajn, ndërsa në transmetim live, ajo i kërkoi Albi Nakos që të përgatisin edhe një koreografi.
Ndërsa Selimllari, e cila me vallen e Tropojës padyshim që bëri për vete publikun e gjerë, do të ngjitet në skenë më një tjetër kërcim.

Ka qenë vetë ish-Miss Shqipëria, e cila e ka konfirmuar një gjë të tillë. "Diçka shqiptare do ta kërceja me shumë kënaqësi, kështu që në finale mund të jetë edhe një kërcim i Bonës me këngë shqiptare"./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon