Divjakë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së djeshme në një lokal në Divjakë, ku policia është njoftuar rreth orës 23:40 për një vrasje.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në fshatin Giricaj, ku në një lokal është qëlluar me armë gjahu 42- vjeçari A.LL.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i vrasjes së 42- vjeçarit është Petrit Toromëni, 42- vjeç, banues në fshatin Goriçaj, ku banonte edhe viktima.

42- vjeçari i cili është transportuar drejt spitalit ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa Toromëni është arrestuar pak kohë pas ngjarjes.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se sherri mes këtyre dy personave ka nisur pasi viktima i ka tentuar të përdhunonte bashkëshortet e Petrit Toromënit.