http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Italia lë të hapur mundësinë që brenda 6 mujorit të parë të vitit 2018 Shqipërisë t?i hapen negociatat për anëtarësimin në bashkimin Evropian. Deklarata u bë nga ministri Italian i drejtësisë Andrea Orlando. Në takimin me homologen shqiptare Etilda Gjonaj, Orlando tha se Shqipëria është ne rrugën e duhur.

?Ne i konsiderojmë zgjedhjet qe ka bere Shqipëria, pra reformat e shumta si ambicioze dhe kjo përkon me çeljen e negociatave. Janë të rëndësishme efektet që do të japë reforma në gjysmën e parë të vitit që vjen. S?na takon ne që të caktojmë një datë, por ekzistojnë të gjitha parakushtet për hapjen e këtij procesi.?

Nga ana e saj, ministrja Gjonaj theksoi vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.

Në vizitën e tij ministri Italian shoqërohej dhe nga përfaqësues të antimafias Italiane, ndërsa kur u pyet nga mediat nuk preferoi të komentonte dosjen Habilaj Tahiri. Në mbyllje të takimit Gjonaj dhe Orlando nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për shkëmbimin e ekspertizës ligjore.