Surprise Me!

360 gradë' - "Drejtësia ndërron mrrokllat: lulëzojnë vrasjet?" (12 dhjetor 2017)

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht se duhej të kishte në funskion një sistem krejt të ri të drejtësisë, i cili duhej të largonte politikën prej emërimeve të njerëzve të drejtësisë, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm e ka futur vendin sërish në një ngërç përplasjeje. Në emisionin '360 Gradë' të Artur Zhejit në Ora News, çështja e prokurorit të ri të përkohshëm u diskutua nga ish-shefi i shërbimit informativ Fatos Klosi, deputeti Luan Rama, avokati Genc Gjokutaj dhe gazetarët Basir Çollaku, Roland Qafako dhe Vladimir Karaj.
Debati u fokusua mbi funksionet e këtij prokurori të përkohshëm dhe futjen e hundëve të politikës sërish në sistemin e drejtësisë, i cili është ende në fillimin e një reforme.
Ish-shefi i SHISH tha se kishte shpresë që procesi të ishte normal, ndërsa u shpreh se kishte shpresë se i zgjedhuri i ri do kishte integritet professional.
Fatos Klosi: "Nuk më duket aq kollaj që prokuroria të përdoret. Prokurorinë mund ta kritikoj shumë se ka qenë e paaftë, apatike, por jo se ka qenë instrument politik."
Për deputetin Luan Rama "historia e sjelljes së politikës ndaj kryeprokurorëve është një histori e turpshme". Rama akuzoi shumicën se po pengonte procesin, ndërsa ironizoi Shoqërinë Civile, e cila nuk kishte prodhuar dot kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë edhe pse kishte protestuar që politika të votonte ligjin.
Avokati Genc Gjokutaj këmbënguli se Prokurori i Përkohshëm do kishte kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm me ligjin e vjetër dhe praktikisht do mbyllte dosje, por u kundërshtua nga gazetari Vladimir Karaj, që tha se deri sa zgjidhej nga ligji i ri nuk mund të kishte kompetenca të vjetra.
Të ftuarit thanë edhe se ky prokuror mund të përdoroj për të penguar hetimet e çështjeve të rëndësishme si ajo ndaj Saimir Tahirit.
Ndërkohë mungesat në institucionet e drejtësisë sipas të ftuarve i kishin lënë rrugë të lirë krimit.
Basir Çollaku, i cili tha se kishte më pak vrasje, e lidhi me atë që ai e quajti "takim të grupeve kriminale".
Basir Çollaku: "Drejtues të grupeve kriminale në Shqipëri kanë bërë mbledhje së bashku, kanë ndarë parcelat, interesat dhe kanë rënë dakord."
Gazetari Roland Qafoku tha se disa nga kandidatët për postin e ri ishin persona me integritet dhe se kishin qenë pjesë e akuzës për dosje të rënda.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikthehet-360-grade-po-rikthehen-vrasjet-ekselente-ne-vendin-tone

Buy Now on CodeCanyon