Surprise Me!

Gjiknuri: Fonde per Bashkite qe respektojne plan

2018-05-09 0 Dailymotion

Pushteti vendor nuk respekton planet e miratuara. Deri në vitin 2014-të vetëm 7% e territorit të Shqipërisë ka qenë i mbuluar me plane, ndërsa tani planet rregulluese përfshijnë 80% të hartës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, tha se pavarësisht këtij fakti, ka raste kur në emër të populizmit dhe interesave lokale planifikimet territoriale shkelen nga pushteti vendor.

Damian Gjiknuri: ?Presioni më i madh i instrumentave strategjikë është populizmi i rastit, interesat e vogla lokale të cilat do të bëjnë presion për të ndryshuar një instrument që është strategjik?.

Gjiknuri u kërkoi donatorëve që të japin fonde vetëm për ato Bashki të cilat respektojnë planet, ndërsa kërkoi nga pushteti vendor që të nisë bashkëpunimi me shqiptarët jashtë, një pjesë e të cilëve kanë shfaqur interes për të financuar projekte zhvillimi.

Buy Now on CodeCanyon