Vijojnë diskutimet te Komisioni i Ligjeve me 7 kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm. Kandidati Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, shpalosi platformën e tij, si dhe foli për arsyet pse kandidon për këtë post.

Ndër të tjera, Koça u pyet nga deputeti socialist, Adnor Shameti, se si mund të kandidojë për këtë post kur nuk ka Shkollën e Magjistraturës, si një kriter për t?u zgjedhur kryeprokuror.

Kandidati Koça ka befasuar me përgjigjen e tij, teksa tha se sjell prova që formimi i tij është më i madh se i një prokurori që ka mbaruar magjistraturën.
?Sjell prova se formimi im nuk është më i paktë se ai që ka mbaruar magjistraturën. Formimi akademik i imi është më i madh se i një studenti që ka mbaruar shkollën e magjistraturën?, tha Koça.