Kandidatja për kryeprokurore të përkohshëm, Arta Marku, prokurore në Shkodër, ka shpalosur platformën e saj për këtë post. Marku ka zbuluar arsyet kryesore që e kanë shtyrë të kandidojë për këtë post, teksa ka hedhur akuza të forta ndaj institucionit të Prokurorisë.<br /><br />Marku deklaroi në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria është në kaos dhe se ajo është e aftë për t?i rikthyer normalitetin. Më tej, kandidatja theksoi se prokurorët janë të hutuar, të demotivuar, pasi sipas saj, emërimet nuk kanë lidhje me meritat.<br />?Përfaqësoj me dinjitet një brez të tërë të të diplomuarve në shkollën e magjistraturës. I plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për t?u zgjedhur në këtë post, duke besuar te transparenca. E shoh Prokurorinë në kaos dhe kam aftësinë të kthej normalitetin. Prokurorët janë të hutuar, të demotivuar, pasi emërimet nuk kanë lidhje me meritat. Në sistem ka prokuror me integritet e moral, që mund t?i japin sistemit shumë. Do bëj të zbatohen drejt ligjet. Do inkurajoj çdo prokuror që të trajtojë e zgjidh çdo çështje. Do garantoj mbështetjen time në hetimin e çështjeve. Do bëj të mundur ndryshimin e situatës aktuale që ka të bëjë me ruajtjen e sekretit hetimor?, deklaroi Marku.